Pages - Menu

Adelina Tahiri, e bukur edhe pa ndihmën e grimierëve

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila veçohet për bukurinë e saj natyrale, ka postuar dy foto ku ajo ka dashur që të tregojë se mund të jetë shumë e bukur edhe pa ndihmën e grimierëve profesionistë.

Në një foto të postuar në rrjetin social Twitter, ajo shkruan “gati”, pa sqaruar më tej, nëse mund të jetë duke u nisur drejt ndonjë skene për të argëtuar admiruesit, apo në ndonjë dalje me miqtë e saj Zakonisht yjet e skenës, makijazhin ua lënë në dorë profesionistëve, por Adelina duke pasur bukurinë që ia ka dhuruar natyra, duket të mos i duhet shumë ndihma e tyre, pasi edhe me ato pak rregullime që bën vetë, duket rrëzëllitëse.

Mihrije Braha super e nxehtë

Mihrije Braha është në “luftë” të vazhdueshme me moshën dhe ligjin e gravitetit, pasi këngëtarja sa vjen e rinohet, ndërkohë që deklaron se gjithçka është natyrale, pra nuk ka kirurgji plastike në trupin apo fytyrën e saj. Nëse ju kujtohen fotot sensuale të këngëtares në bregdet, të cilat ua kemi servirur më parë, me siguri e keni pyetur veten se cili ka qenë fotografi para së cilit këngëtarja që ka shkelur me kohë të 40-t ka pozuar aq lirshëm.
Ja ku mësojmë se ky fotograf ka qenë pikërisht Naim Abazi, hiç më pak se bashkëshorti i saj. Këto foto, përmes së cilave Mihrija tregoi se mund të konkurrojë denjësisht në tregun muzikor me çdo vajzë të re këngëtare, u komentuan dhe sollën reagime edhe te femrat artiste, madje edhe tek ato që vinin nga një spektakël bukurie dhe sot merren me muzikë.
Por, sipas disa informacioneve, ka qenë Naimi, bashkëshorti i Mihries, ai që i ka shkrepur këto foto provokuese gjatë stinës së verës, kur ata ishin në bregdet. Bravo Naim, janë të rrallë meshkujt si ti!



Argjentina Ramosaj ma e fortë se Kim Kardashian

Këngëtarja Argjentina Ramosaj në këto ditë të nxehta vera është kthyer në vendlindjen e prindërve të saj, Deçan, ku ka shfrytëzuar rastin për ta realizuar një set fotografish.

Në Instagram, nën legjendën “Amazona e Deçanit”, Argjentina shfaqet “marramendëse” në këto foto.



Këngëtari nënshkruan prapanicën e fanses

Këngëtari britanik Robbie Williams shfaqi anën e tij të “mirë” gjatë një koncerti në Suedi pasi një fanses ia dha autografin në prapanicë. Krijuesi i hitit “Angels” në koncertin që e zhvilloi në Gothenburg vërejti një baner që po e mbante vajza me emrin Lone Martinsen. Në baner shkruante, “Të lutem nënshkruajë në prapanicën time që unë të mund ta bëjë tatuazh atë”. Williamsi nuk përtoi dhe e ftoi fansen në skenë, ku ajo i zhveshi xhinset për yllin që t`ia plotësonte kërkesën asaj.

Bombastike dhe super seksi

Bombastike dhe super seksi Fanny Neguesha ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm në Riccione, ku po kalon pushimet me shoqërinë, ndërkohë që i dashuri i saj Mario Balotelli është duke shijuar pushimet vetëm në ishullin grek, Mykonos. Çifti është vetëm një hap nga martesa dhe ndërkohë bëjnë jetë të ndara.

Mbulohet Nora Istrefi

Nora Istrefi, gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ka vizituar një Xhami, ku dhe i është dashur që të mbulojë të gjitha pjesët e trupit, ashtu siç e do vendi. Duket se veshjet tradicionale myslimane, Norës i kanë bërë shumë përshtypje aq shumë sa ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale gjatë vizitës që i kishte bërë Xhamisë. Ditët e fundit këngëtarja është duke zhvilluar një udhëtim në vendet arabe.

Shikoni këmbët e shëmtuara me celulit të yjeve

Yjet tregojnë celulitin, të dobëta apo të shëndosha qofshin. Edhe pse ato të shumtën e kohës e kalojnë nëpër palestra apo trajtime të ndryshme nuk mund ta ndalin atë. Ose më mirë do ishte që mos të vishnin minifunde.